You are here
Home > Futboll Bota > “Përbindësh i Kupës”! Nuk përmbahet me gola dhe asist, Avdijaj: Sikur të realizoja edhe një tjetër!

“Përbindësh i Kupës”! Nuk përmbahet me gola dhe asist, Avdijaj: Sikur të realizoja edhe një tjetër!

Një nga lojtarët më në formë në kampionatin hollandez natyrisht është edhe Donis Avdijaj. Mesfushori dardanas është kthyer në një lojtar kyç të skuadrës Willem II, veçanërisht në sfidat e kupës që ka patur ekipi i tij.

Avdijaj në 3 sfida ka mundur të finalizojë plot 4 herë dhe gjithashtu duke dhuruar 2 asist. Duket se lojtari dardanas është shndërruar në asin nën mëngë i trajnerit të tij, ku tek ekipi i Willemit II, po shndërrohet në përcaktues për kalimin e fazave të Kupës së Hollandës. Duket se 22 vjeçari nuk do të ndalet me kaq pasi dëshiron që të shënojë edhe më shumë. “Duhej të kisha shënuar edhe një tjetër”, u shpreh duke qeshur Avdijaj, megjithëse shënoj në atë fitore me rezultatin 3-0 ndaj AFC.

Që nga koha e transferimit tek skuadra hollandeze, Avdijaj gjithnjë e më shumë po kthehet në një lojtar përcaktues dhe po arrin formën e tij më të mirë. Ndonëse është vetëm 22 vjeç, me ketë rendiment që po tregon këtë sezon e ardhmja është në këmbët e tij. Këtë sezon ai ka mundur të luajë plot 19 sfida me këtë ekip, ku ka finalizuar plot 8 herë dhe asistuar 6 herë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top