Ditën e djeshme u luajtën sfidat e rradhës të kompeticionit “Europa League”, teksa ndër to mund të veçojmë sfidën mes Zyrihut dhe Napolit. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 1 me 3 në favor të italianëve, që e shohin veten të kualifikuar.
Ajo që mund të veçojmë nga kjo përballje është goli që mundi të realizojë lojtari dardanas, Benjamin Kololli, ku nëpërmjet 11 metërshit finalizoi në formën e panenkës. Këtë herë do të ndalemi tek lojtari tjetër shqiptar që është në rradhët e Zyrihut, pikërisht Hekuran Kryeziu.
Ky i fundit gjatë kësaj sfide nuk ishte në formën e tij më të mirë, kjo për shkak edhe të futbollistëve napoletan, të cilët e nxorrën jashtë loje në mënyrën e tyre. Gjatë intervistës së Kryeziut pas ndeshjes, futbollisti shqiptar e tregon më së miri se çfarë ndodhi me pak fjalë:
“Ne kemi parë sesa bukur luan Napoli futboll”. Prestigjozja zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” është shprehur se me këtë deklaratë të dhënë, vetë Kryeziu ka “rënë me këmbët e tij”, duke e dëshmuar nivelin e dobët që paraqiti, pasi ishte vetëm një spektator në fushë. Shumë më ndryshe rezultoi Kololli, që pavarësisht formës së dobët të skuadrës së tij, bëri diferencën me dëshirën dhe aftësinë që mbart në vete. /Shqiperia.ch/