You are here
Home > Kombëtarja > Për ty Shqipëri! Dy futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, pozojnë edhe me flamurin e UÇK-së

Për ty Shqipëri! Dy futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, pozojnë edhe me flamurin e UÇK-së

Nuk ishte java e Kombëtares tone kjo që po lëmë pas, ku edhe Shpresat morën një humbje në Elbasan Arena përballë Turqisë U21 me rezultatin 1-2. Pavarësisht humbjes, djemtë kuqezi arritën të bënin një lojë tepër të shkëlqyer ku u spikatën dhe disa prej tyre.

Pas ndeshjes lojtarët e Shkëndijës së Tetovës, që janë pjesë e shpresave të Shqipërisë, patën edhe një suprizë në shkallët e stadiumit, teksa disa tifozë kishin udhëtuar posaçërisht nga Tetova për të kuqezinjtë. Përsa i përket futbollistëve të skuadrës së Shkëndijës, Imeri e nisi sfidën si titullarë, ku më pas u zëvendësua nga shoku i tij Shefiti.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e Shkëndijës dhe njëkohësisht të Shpresave kuqezi, kanë pozuar së bashku me tifozët e Tetovës, Ballistët. Në foto dallohen qartë simbolet tona Kombëtare ku ndër to, edhe flamuri i UÇK, që nuk mungon asnjëherë kur luan Shqipëria. Tashmë është mëse e qartë që këta djem të rinj që aspirojnë për t’iu bashkuar Shqipërisë së madhe ekziston një ndjenjë e madhe për atë fanellë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top