You are here
Home > Futboll Bota > Për ty Manaj! Albacete zhbllokon takimin, golin ia dedikojnë sulmuesit shqiptar(VIDEO)

Për ty Manaj! Albacete zhbllokon takimin, golin ia dedikojnë sulmuesit shqiptar(VIDEO)

Albacete është duke luajtur ndaj Grandas, në takimin e rëndësishëm në Spanjë, që vendos edhe për vazhdimësinë e dy skuadrave që mund të ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll.

Rei Manaj e ka braktisur takimin ende pa përfunduar pjesa e parë, teska ka dalë nga fusha me barrelë dhe i gjakosur. Një dëmtim i rëndë për sulmuesin shqiptar, që ka përfunduar menjëherë në spital, ku dyshohet edhe një dëmtim në tru.

Goli i parë i takimit ka ardhur nga mesfushori Bela, ndërsa rezultati është 0-1 në favor të Albacetes deri në minutën e 70. Menjëherë pas realizimit, futbollisti i Albacetes sipas videos të siguruar nga “Shqiperia.ch”, ka formuar me gishta numrin 22, që e mban në fanellë Manaj për t’ia dedikuar shqiptarit këtë realizim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top