
Një barazim që shijon si një fitore për Atalantën e Gjimshitit dhe Berishës, që ka barazuar pa gola ndaj Interit në transfertë. Sigurisht që marrja e tre pikëve nuk është asnjëherë keq, por duke parë lojën e Interit dhe pritshmëritë, ekipi nga Bergamo del kokëlartë nga stadiumi.
Tashmë ekipi i Gasperinit ndodhet me pikë të barabarta me Milanin, duke qënë aq shumë pranë “Champions League”. Ndërkohë ashtu si në ndeshjen e parë, “i pandreqshmi” Ikardi me sjelljet e tij fëmijnore ndaj klubit të Interit, ka përfunduar sërish në xhepin e Gjimshitit. Ashtu siç kemi lajmëruar edhe më herët, mbrojtësi shqiptar e nisi nga minuta e parë duke qënë një mur i pakalueshëm. /Shqiperia.ch/