
“Nuk dua që të transferohem në asnjë ekip tjetër përveç Fenerbaçes’’, ishte dëshira e Vedat Muriqit sipas asaj që raportoi menaxheri i vetë futbollistit. Lojtari i Kosovës ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës, teksa në 34 ndeshje, ka shënuar 17 gola dhe dhënë 8 asist.
Padyshim që asgjë nuk mund të bëhej më mirë për lojtarin e Kosovës me ekipin e Rizesporit, që ka arritur gjithçka mundej, brenda mundësive dhe nivelit të skuadrës në të cilin është pjesë. Por pavarësisht kësaj, gjithçka rrezikon të hidhet poshtë në një farë mënyre, pasi Muriqi nuk mund të realizojë dëshirën e tij. Fenerbaçe po mendon të marrë “adoleshentin” Baloteli në skuadër, sipas asaj që raportojnë mediat turke. Ky i fundit nuk ndryshon asnjëherë në sjelljen e tij, ndërsa ka marrë një tjetër karton të kuq me Marsejën. /Shqiperia.ch/