Shqipëria do të luajë në datën 7 shtator ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Të dyja Kombëtaret do të kërkojnë të marrin maksimumin e mundshëm nga ky format i ri, për të shkuar në Europianin e 2020.
Izraelitët janë nisur më në fund drejt Shqipërisë, megjithëse udhëtimi i tyre pati disa peripeci dhe nuk shkoi gjithçka sipas planifikimit. Pasi futbollistët shkuan në aeroportin e “Ben-Gurion”, mësuan se fluturimi i tyre ishte anuluar përkohësisht, për shkak të stërvitjeve që po kryenin disa avionë rusë. Futbollistët kanë pritur disa momente duke konsumuar nga një pije freskuese, për më shumë se dy orë, derisa gjithçka erdhi në normalitet.
Tashmë përfaqësuesja e Izraelit është nisur drejt Tiranës, për të shkuar më pas drejt “Elbasan Arenas” e për t’u njohur me fushën, përpara takimit të 7 shtatorit. /Shqipëria.ch/