
Me një surprizë të madhe e nisi Crevena Zvezda kompeticionin e “Champions League” këtë sezon, teksa barazoi në shtëpi me rezultatin 0-0 ndaj skuadrës së Napolit, atje ku aktivizohet edhe Elseid Hysaj.
Ai dështim në transfertën e zhvilluar në Serbi mund t’i kushtojë jo pak italianëve, ndërsa për ekipin serb nuk ekziston asnjë mundësi ëndërrimi, e mbyllur nga vetë ata. Sipas asaj që raporton “L’equipe”, ka prova të pakundërshtueshme se Crevena Zvezda e ka trukuar ndeshjen ndaj PSG-së, teksa janë luajtur shifra të frikshme, duke shkuar deri në 8 milionë lekë, që gjigantët francez do të fitonin me 5 gola diferencë. /Shqiperia.ch/