
Një nga futbollistët që i mungon më shumë Kombëtares, është padyshim Odise Roshi. Lojtari vlonjat është një nga ato pikat kyçe të kiqezinjve, ku falë aftësive të tij, Shqipëria shpeshherë ka dalë nga situata e pakëndëshme që mund të jetë gjendur në fushën e blertë.
U bë një kohë e gjatë që Roshin nuk e shohim të luajë, kjo për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë që mesfushori mori muaj më parë. Tashmë për të është një moment rikuperimi, teksa bëhet me dije që lojtari i është bashkuar stafit të mjekve të Juventusit, që ky rikuperim të ndodhë më shpejt nga ç’ishte e parashikuar.
Ajo që duhet theksuar është fakti se 27-vjeçari prej dy vitesh është pjesë e skuadrës ruse të Akhmat Gronzy, ku me këtë ekip deri para periudhës së dëmtimit, ishte një titullar i padiskutueshëm. Tashmë nuk do të jetë e largët dita që do ta shohim sërish Odise Roshin në fushën e lojës, pasi në të vërtetë, mungesa e tij tek skuadra e Panuçit është ndjerë shumë. /Shqiperia.ch/