You are here
Home > Futboll Bota > Për largimin në merkato dhe “Old Firm”, Eros Grezda luan shansin te Rangersi

Për largimin në merkato dhe “Old Firm”, Eros Grezda luan shansin te Rangersi

Ditën e sotme skuadra e Rangersit luan në transfertën e vështirë të St. Jonstones. Djemtë e Stiven Gerard do të përpiqen që të marrin një rezultat pozitiv, për të harruar atë barazim zhgënjyes javën që shkoi.

Përsa i përket legjionarit të Kombëtares, Eros Grezda, këtë sfidë e starton titullarë, ku trajneri i tij duket se i ka dhënë sërish besim mesfushorit shqioptar. Nga krahu tjetër gjatë gjithë javës, Erosi ka patur shumë komente negative në drejtim të tij, për shkak se nuk po mundet dot të rigjejë fomën e tij. Mesa duket kjo është një mundësi tjetër që legjionariu ynë, të hedhë poshtë të gjithë kritikat.

Gjithashtu për të konsoliduar vendin e tij tek skuadra e Rangersave, pasi është përfolur edhe për një largim të mundshëm në merkaton e janarit, në rast se nuk përshtatet dot. Mund të themi se Eros Grezda do të përpiqet të bëjë një paraqitje tepër të mirë për të qënë pjesë në derbin e famshëm skocez  përballë Celtik, në  “Old Firm”.

Djemtë e drejtuar nga legjenda angleze, Gerard gjenden në vendin e tretë vetëm 4 pikë larg rivalëve të përjetshëm të Celtik që mbajnë vendin e parë. Këtë sezon Rangersat janë kthyer në një potencial i fuqishëm për fitimin e titullit kampion në Skoci. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top