You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Për herë të parë Shaland bën “kokë turku”, trajnerit i duhet të dorëhiqet nga…Kosova!

Për herë të parë Shaland bën “kokë turku”, trajnerit i duhet të dorëhiqet nga…Kosova!

Shaland ka bërë “kokë turku” për herë të parë një trajner gjatë kohës që drejton Kosovën. Ka ndodhur me Gurban Gurbanov, që drejtonte Kombëtaren e Azerbajxhanit.

Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i Federatës, teksa tekniku ka pranuar të largohet nga detyra që kishte, pas atij shkatërrimi ndaj Kosovës me rezultatin 4-0. Azerbajxhani shpresonte në arritjen e një suksesi nëpërmjet e “Ligës së Kombeve”, por ndaj dardanëve që ishin të etur për të fituar, u treguan të pafuqishëm.

Në këto kushte, Kosova i krijon terrenin edhe teknikut De Biazi, që të vijë në krye të një Kombëtare, pasi në orët e fundit është përfolur shumë arritje e marrëveshjes mes italianit dhe Federatës së Azerbajxhanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top