
Shaland ka bërë “kokë turku” për herë të parë një trajner gjatë kohës që drejton Kosovën. Ka ndodhur me Gurban Gurbanov, që drejtonte Kombëtaren e Azerbajxhanit.
Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i Federatës, teksa tekniku ka pranuar të largohet nga detyra që kishte, pas atij shkatërrimi ndaj Kosovës me rezultatin 4-0. Azerbajxhani shpresonte në arritjen e një suksesi nëpërmjet e “Ligës së Kombeve”, por ndaj dardanëve që ishin të etur për të fituar, u treguan të pafuqishëm.
Në këto kushte, Kosova i krijon terrenin edhe teknikut De Biazi, që të vijë në krye të një Kombëtare, pasi në orët e fundit është përfolur shumë arritje e marrëveshjes mes italianit dhe Federatës së Azerbajxhanit. /Shqiperia.ch/