You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Për herë të parë edhe i pavendosuri Sahiti, sa shumë shqiptarë te Hajduku i Splitit

Për herë të parë edhe i pavendosuri Sahiti, sa shumë shqiptarë te Hajduku i Splitit

Në atë barazim pa gola të Hajdukut të Splitit ndaj Goricas, ka debutuar edhe Emir Sahiti. Ky i fundit kishte luajtur me ekipin e të rinjëve më parë, ndërsa u morr nga trajneri gjatë fazës përgatitore të dimrit.

Hapësira iu dha gjatë atyre takimeve, por debutimi i vërtetë në një ndeshje zyrtare, do të vinte pikërisht në ditën e djeshme. Në këtë mënyrë shtohen shqiptarët te Hajduku, pasi te kroatët ndodhet edhe Ardian Ismajli me Françesko Tahirajn.

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar zakonisht, këtë herë kemi të bëjmë me tre lojtarë që i përkasin Kombëtares së Shqipërisë, duke parë alternativat e shumta të zgjedhjes që kanë shqiptarët. Të paktën për momentin, edhe me Françesko Tahirajn që ka shprehur dëshirën për ftesën e Panuçit, por i pavendosuri mbetet Sahiti. Kjo pasi futbollisti në fjalë që i përket Shqipërisë U-21, aktualisht po mendon një kalim të mundshëm te Kosova. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top