You are here
Home > Futboll Bota > Për ditëlindje i dhanë një fanellë titullari, Berisha meriton edhe më shumë te Lacio

Për ditëlindje i dhanë një fanellë titullari, Berisha meriton edhe më shumë te Lacio

Valon Berisha mbetet një prej mesfushorëve shqiptarë më të mirë të momentit. Prej verës së shkuar ai është pjesë e skuadrës italiane të Lacios, teksa me këta të fundit duket se këtë sezon nuk po kalon një formë të mirë. Diten e djeshme ekipi i kaltër luajti sfidën e rradhës në kampionat përballë Empolit, ku arriti të fitonte me rezultin e ngushtë 1-0.

Në këtë ndeshje, sulmuesi dardanas u aktivizua për herë të parë si titullarë me skuadrën e tij, por pa mundur dot të lërë gjurmë në këtë sfidë. Berisha u zëvendësua në minutën e  77 duke mos e dërguar ndeshjen deri në fund, kjo për shkak edhe të problem të shumta që ka hasur me fizikun së fundmi. Kujtojmë që pikërisht dje, Berisha mbushi 26 vjeç dhe këtë datëlindje i është dashur ta festojë në fushën e blertë, ku si dhuratë mund të themi se mori fanellën e titullarit.

26 vjeçari i përfaqësues dardanase ende nuk ka mundur të shfaqë atë çka di të bëjë më mirë, ndonëse edhe hapsirat për të deri më tani kanë qënë disi të kufizuara. Por një gjë është e sigurtë, që futbollisti i Kosovës premton shumë me aftësitë që zotëron në vete. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top