You are here
Home > Futboll Bota > Për cilin Ronaldo flisni? Kololli është “jashtëtokësor”, në Zvicër nuk i besojnë syve te akrobacia

Për cilin Ronaldo flisni? Kololli është “jashtëtokësor”, në Zvicër nuk i besojnë syve te akrobacia

Benjamin Kololli është një nga lojtarët më cilësor që ka përfaqësuesja e Kosovës dhe aktualisht është pjesë në kampionatin zviceran me skuadrën e Zurich. Me këta të fundit 26 vjeçari këtë sezon ka treguar një formë fantastike, teksa në 24 ndeshje ka mundur të shënojë 9 gola dhe dhuruar plot 6 assist.

Ndonëse ende nuk ka rifilluar kampionati zviceran, ekipet janë në një fazë përgatitore intensive, që pjesa e mbetur e sezonit të jetë sa më lartë niveleve të pritura. E njëjta ishte situata e paraqitur te Zurich, me Kolollin që dhuroi një magji më vete me golin e shënuar.

Një finalizim ky që shpesh herë jemi mësuar ta shohim nga lojtarë të kalibrit botëror, ndërsa Benjamini i tregoi të gjithëve se dhe ai e ka këtë potencial, për të shuar edhe kryeveprat e Kristiano Ronaldos. Një gol i veçantë nga një distancë e konsiderueshme dhe në mënyrë akrobacie, Kololli është gjithmonë në qendër të vëmendjes në Zvicër, pavarësisht kohës që i referohemi.

Përsa i përket përfaqësueses së Kosovë, Kololli ka mundur të zhvillojë 9 takime ku ka finalizuar vetëm 3 herë. Një mesatare pozitive kjo, përsa i përket një meshori që luan në kraun e majtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top