
Ekipi i Chelseat do të luajë në finale e “Carabao Cup” ndaj Manchester City, në takimin që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme. Në këtë takim, do të luajë ndeshjen e jetës edhe Arijanet Muriq. Gardiani shqiptar do të jetë zgjedhja e parë e Guardiolës, duke ulur në stol të përhershmin Ederson.
Së fundmi janë mediat angleze ato që e pohojnë një gjë të tillë, duke parë stërvitjet dhe nisur nga burimet e shumta brenda klubit të Cityt. Megjithatë këtu nuk ka asgjë surprizuese, pasi Muriq ka qënë gjithmonë si titullarë në këtë Kupë.
Madje kulmi i tij do të vinte pikërisht në një ndeshje të këtij kompeticioni, atje ku priti edhe dy penallti ndaj Leiçesterit, që “qytetarët” të kalonin më tej. /Shqiperia.ch/