
“Arena Kombëtare” do të jetë gati për në shtator sipas të gjitha gjasave, për të mirëpritur Shqipërinë. Tashmë nuk ka asnjë pengesë të vetme që e ndalon një gjë të tillë. Punimet janë thuajse të përfunduara, por shqetësimi i fundit i ngritur nga vetë presidenti Armand Duka, ishte sheshi përpara stadiumit që duhej të përfundohej nga Bashkia e Tiranës.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj ka shkruar për këtë shqetësim madhor, por duke marrë reagimin dhe lajmin pozitiv që vjen nga zëvendës-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli: “Do fillojë puna javë tjetër”, shkruan Shkreli sa i përket punimeve të sheshit përpara stadiumit në kryeqytet. /Shqiperia.ch/