
Pas rezultatit pozitiv të arritur ndaj Izraelit, Shqipëria do të kërkoj një tjetër sukses në Ligën e Kombeve, këtë herë ndaj Skocisë.
Trajneri i njohur shqiptar që është i angazhuar tek të rinjtë e Bazelit, Arjan Peço, mendon se skocezët do të jenë një kockë shumë e fortë për Shqipërinë dhe një barazim në ndeshjen e sotme, mund të quhej një rezultat shumë pozitiv.
“Me Izraelin ishte deri diku një ndeshje realtivisht e mirë. Duke marrë parasysh ndeshjet nga kishim ardhur, mund të themi se perfomanca e Kombëtares ishte e kënaqshme. Gjithsesi ai takim tashmë ka përfunduar dhe ne duhet të shohim Skocinë.
Takimi i sotëm do të jetë një histori komplet tjetër, ndaj një kundërshtari komplet tjetër. Skocia do të jetë një kockë e fortë për Shqipërinë, ata futbollistë janë shumë krenar për atë që përfaqësojnë. Për mua edhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm”, ka thënë Peço. /Shqipëria.ch/