You are here
Home > Futboll Bota > Patriotizëm dhe sukses! Vangjo Zguro vetëm forcohet, shpallet më i miri në Amerikë

Patriotizëm dhe sukses! Vangjo Zguro vetëm forcohet, shpallet më i miri në Amerikë

Pavarësisht distancës së madhe nga vendlindja, Vangjo Zguro arrin që ta kthej të gjithën këtë vështirësi, në një forcë dhe motivim shtesë për karrierën e tij. Mbrojtësi 26-vjeçar ka qënë më parë pjesë e Superiores me disa klube të ndryshme shqiptare, duke qënë një “luftëtar” në fushën e lojës.

Për të mbërritur në aventurën e re, atë në Ligën e Parë të Amerikës me Red Wolves. Për këdo që kishte dyshime sesi do të shkonte kjo eksperiencë, të gjitha duhet të shuhen menjëherë. Në bazë të votimeve që u hapën në kampionatin amerikan, Vangjo Zguro është shpallur lojtari më i mirë i vitit, ndërsa aktualisht gjendemi në mesin e kampionatit.

Një tjetër pkë që duhet prekur, është padyshim edhe patriotizmi i ardhur nga ky futbollist. Gjithmonë në stadium ka vend edhe për flamurin shqiptar, me krenarinë e madhe të Zguros për të përfaqësuar në mënyrën më dinjioze Shqipërinë e për të treguar rrënjët e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top