You are here
Home > Kosova > Pasaporta kosovare i hap probleme, Rusia i mohon hyrjen Edon Zhegrovës

Pasaporta kosovare i hap probleme, Rusia i mohon hyrjen Edon Zhegrovës

Bazeli do të luajë ditën e nesërme ndeshjen kundër Krasnodarit të vlefshme për fazën e grupeve të kompeticionit Europa League. Por në këtë takim do të mungojë një futbollist shqiptar, Edon Zhegrova. Arsyeja e vetme është pasaporta e tij. Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për këtë motiv, lojtari shqiptar nuk mund të pajiset me vizën për hyrje në tokën ruse.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat zviceriane, që kanë treguar në këtë mënyrë edhe faktin se politika ende vazhdon të ndërhyjë në sport. Kështu, Zhegrova duhet të qendrojë në shtëpi për këtë takim, ndërsa të pranishëm përballë ekipit të Krasnodarit nuk do të jenë as dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Taulant Xhaka si dhe Tician Tushi. Megjithëse për këta të fundit nuk ka qenë shkak pasaporta e tyre.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top