
Naser Aliji ka kaluar një nga testet më të mëdha të jetës, ndërsa pasi gjendej pa ekip, vendosi të rikthehej në një ekip që milionte në ligat më të ulëta, FC Baden, pasi babai i tij ishte me kancer.
E megjithatë këto momente të trishta të kohëve të fundit po lihen pas shpine dhe mbrojtësi shqiptar ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij. Ai do të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit, pasi do të jetë pjesë e Dinamos së Bukureshtit.
Gjithçka është konfirmuar edhe nga trajneri i ekipit rumun, Mirçea Redniç, që menjëherë pas eliminimit të turpshëm nga ekipi i ligës së tretë në Kupë, Çziksereda, ka gjetur shpëtim te Aliji dhe afrimet e reja. Ai i ka premtuar skuadrës një ndryshim të madh me ardhjen e tyre, pasi në periudhën aktuale po kalon një nga periudhat më të errëta të historisë së saj. /Shqiperia.ch/