You are here
Home > Kryefaqja > Pas tifozëve edhe mediat i ka kundër: Elseid Hysaj është vetëm një hije!

Pas tifozëve edhe mediat i ka kundër: Elseid Hysaj është vetëm një hije!

Elseid Hysaj vazhdon të zhgënjej dhe të mos bind me skuadrën e Napolit, ndërsa e njëjta situatë u përsërit edhe ndaj Romës. Jo pak përgjegjësi pati mbrojtësi shqiptar, që nuk mbylli trajektoren e topit që u shfrytëzua nga El Sharawy, duke ardhur në këtë mënyrë edhe goli i parë i takimit.

Më pas Ançeloti vendosi që ta largonte Hysajn nga fusha e lojës, duke konfirmuar kështu një tjetër paraqitje të dobët të bërë nga ana e legjionarit tonë. Si gjithmonë në këto kohët e fundit, komentet e tifozëve të Napolit janë negative kundrejt mbrojtësit shkodran, duke e konsideruar si të keqen e skuadrës.

Por tashmë janë edhe mediat që i përkushtohen Napolit, ato që po e ndjekin këtë linjë e që nuk mund të lënë pa theksuar këto paraqitje zhgënjyese të ardhura nga Hysaj, që po bën vetëm një hije në fushë, duke mos garantuar më asgjë. /Shqiperia.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top