
Edon Zhegrova është një nga lojtarët me më shumë pritshmëri qoftë tek klubi Gemk ku është pjesë, po ashtu edhe tek përfaqësuesja e Kosovës. Ai është vetëm 19 vjeç ku rendimenti që ka treguar është shumë i lartë, ndonëse ka ende kohë për t’u formuar plotësisht si lojtarë.
Përsa i përket situatës së Zhegrovës tek skuadra belge e Genk, është disi e pakuptueshme. Futbollisti dardanas nuk është grumbulluar me këtë klub që prej dy muajsh, ndërsa trajneri i Genk sa herë që është pyetur nga mediat belge për situatën e Zhegrovës, është përgjigjur se lënia jashtë e dardanasit është thjesht për zgjedhje teknike.
Kujtojmë që klubi i Genk, këtë sezon është pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion në Belgjikë, duke u nisur nga forma që zotëron dhe rezultatet që ka marrë deri tani. Ditën e sotme ata luajnë kundër skuadrës së Antwerp në përballjen e rradhës që kanë në kampionat. Përsa i përket Edon Zhegrovës, është i grumbulluar në këtë sfidë që prej një mungese të gjatë prej më shumë se dy muajsh. /Shqiperia.ch/