
Odise Roshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, por këtë herë nuk bëhet fjalë për Kombëtaren. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në humbjen me rezultatin 2-1 të Akhmat Gronzit në transfertë ndaj Rostov.
Fillimisht do të ishin miqtë që gjetën avantazhin, falë golit të lojtarit fierak. Por në pjesën e dytë do të vinte edhe përmbysja e vendasve, e ndihmuar edhe pas ndëshkimit me karton të kuq te Akhmati, ndërsa rezultati ishte në shifrat 1-1.
Por ajo që gëzon më shumë përtej rezultatit, është fakti që legjionarët tanë po e gjejnë rrugën e rrjetës, ndërsa më parë shënoi edhe Armando Sadiku me Sokol Cikalleshin. /Shqiperia.ch/