You are here
Home > Futboll Bota > Pas fitores së thellë, Granit Xhaka flet për herë të parë si kapiten

Pas fitores së thellë, Granit Xhaka flet për herë të parë si kapiten

Zvicra zhvilloi në lojë tenisi me Islandeën në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Një dominim total nga ana e zviceranëve bëri që ishullorët të duken të “vegjël” nga ekipi i shqiptarëve. Protagonist absolut edhe këta të fundit në fitoren 6-0. Pas përfundimit, vëmendja kaloi nga kapiteni i ri i zviceranëve.
Xhaka e nisi mbar duke kërkuar falje si fillim, e më pas duke kënduar himnin, dhe në fund një lojë e saktë nga ana e tij. Për herë të parë Xhaka pati mundësinë të flas nën tonet e një kapiteni duke komplimentuar grupin e tij për fitoren e pastër. “Ndeshja ime e parë zyrtare si kapiten dhe një fitore 6-0. Një urim i madh për skuadrën vendase #HoppSchwizz”- ka shkruar Granit Xhaka në rrjetin e tij social./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top