You are here
Home > Kombëtarja > Pas 239 ditësh vuajtje, motorri i Kombëtares rivendoset në punë: Mendoja, përse përsëri mua?

Pas 239 ditësh vuajtje, motorri i Kombëtares rivendoset në punë: Mendoja, përse përsëri mua?

Pas 239 ditësh peripeci dhe larg fushave të blerta, Amir Abrashi mund të kthehet të stërvitet rregullisht me shokët e skuadrës te Freiburg. E çuditshme duket, por fati i keq dhe dëmtimi po e penalizon jo pak këtë lojtar, që luan në nivelet më të larta.

Nëse Kombëtarja ka pasur rezultatet të dobëta këto kohë, kjo ka ndodhur për shkak se motorri i skuadrës nuk ka qenë i ndezur, Abrashi mungonte. Sigurisht, një lojtar nuk mund të bëj kurrë diferencën, te Kombëtarja jonë, por Amiri është nga ata mesfushorë që kryen pafundësisht kilometra në fushën e lojës, pa ndien kurrëfarë lodhje. Në një intervistë për mediat gjermane, futbollisti i Shqipërisë ka komentuar edhe periudhën e kaluar pas krahëve.

“Pas një kohe të tillë të gjatë, shtatë muaj e gjysmë, ti rikthehesh të stërvitesh normalisht me skuadrën”, thotë Abrashi duke buzëqeshur.

“Ka pasur ditë kur gjërat shkonin mirë dhe e inkurajoja lehtë veten, por ka pasur edhe ditë të tjera që i thoja vetes: “Pse përsëri? Shtatë muaj dhe ti nuk mund të ndryshosh dot asgjë”, ka thënë mesfushori. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top