You are here
Home > Kryefaqja > Partizani është e kundërta e Shkëndijës, koka e Karabakut…”të siguron” dy ture në “Champions League!

Partizani është e kundërta e Shkëndijës, koka e Karabakut…”të siguron” dy ture në “Champions League!

Në shortin që u hodh në muajin qershor për turin e parë dhe të dytë të “Champions League”, fati i përcaktoi dy raste krejtësisht të ndryshme Shkëndijës së Tetovës dhe Partizanit.

Ekipi shqiptar që luan në Maqedoninë e Veriut, përballjen e parë e kishte lehtësisht të kalueshme në letër, pasi ndeshej me Nome Kalju. Asnjë surprizë në takimin e parë, atje ku Shkëndija fitoi në transfertë me shifrat 0-1 dhe shpërdoroi pafundësisht raste të pastra.

Nga ana tjetër Partizanit iu rezervua një përballje ferri, pasi do të kishte Karabakun që ka histori të mëparshme për pjesëmarrjet në grupe të “Champions League” dhe “Europa League”. Por ndryshe nga Shkëndija që në turin e dytë e pret Celtic, Partizani do të ketë një ndeshje më të lehtë sesa me rivalin që po diskuton kualifikimin në turin e parë.

Kampionët e Superiores do të luajnë me çiftin fitues të Dundalk-Riga, që ashtu si edhe të kuqtë në ndeshje ne djeshme kanë përfunduar në barazimin pa gola. Të paktën në letër dhe teorikisht nëse Partizani do të kaloj Karabakun, atëherë do e këtë edhe më të thjeshtë detyrën për t’ia dalë deri në turin e tretë të “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top