You are here
Home > Futboll Bota > Parrulla dhe kore për Rei Manaj, në Spanjë është kthyer në idhullin e tifozëve

Parrulla dhe kore për Rei Manaj, në Spanjë është kthyer në idhullin e tifozëve

Albacete ka hedhur një hap të gabuar në ditën e sotme, teksa ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Gijonit. Skuadra e Rei Manajt ka gabuar në shtëpi, duke lënë duke pikë që i vështirësojnë jo pak ngjitjen në elitën e Spanjës.

Ndërkohë, futbollisti shqiptar nuk ka qenë i grumbulluar në këtë takim. Pavarësisht se bëri gjithçka për të qenë i pranishëm, Manaj nuk ia doli. Trajneri e la jashtë listës për të mos e rrezikuar më shumë, pasi dëshira e vetë lojtari ishte e madhe për të luajtur ndaj Gijonit.

Disa parulla mbështetëse ishin të pranishme në stadium për Manajn dhe kore të ndryshme janë kënduar për të, me këtë të fundit që është shndërruar në idhullin e tifozëve. Jo vetëm sa i përket golave të shënuara, por më së shumti për shpirtin e sakrificës që ka treguar, një tip lojtari që mbështetësit e çdo skuadre do e dëshironin ta kishin në ekipin e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top