
Flasim për Edgar Çani, ose më mirë le të themi për futbollistin shqiptar të lindur me këmishë. Nëse shqiptarët e tjerë do të kishin një ëndërr që nuk mund të realizohej as në imagjinatën më të shfrenuar, të ishin pjesë e Serisë A, Çani e kishte një gjë të tillë shumë kohë më parë.
Që në moshë më të vogël u ndodh në elitën e futbollit italian, por që nuk arriti t’i shfrytëzonte mundësitë e tij. Tatëpjeta dihet sesi ka shkuar, teksa shpallet si lojtari më i dobët në historinë e transferimeve te Lidsi me asnjë gol të shënuar, e për të ardhur te Partizani ku ishte një hije gjatë gjithë qendrimit të tij.
Tashmë ky sulmues ndodhet në Serinë C, teksa luan per ekipin e Vibonezes. Së fundmi futbollisti shqiptar ka arritur t’i jap fitoren skuadrës së tij, në atë fitore me rezultatin 1-0 ndaj Potencës. Por përshkrimi që një prej faqeve pranë klubit jep dhe “Shqiperia.ch” sjell për takimin e djeshëm të Vibonezes, e tregon më së miri gjendjen se ku është katandisur Çani.
“Futbolli është me të vërtetë i çuditshëm. Konfirmimi erdhi këtë pasdite(dje) në stadiumin e Vibonezes. U vendos nga Edgar Çani. Njeriu që askush nuk e priste. Njeriu më i përfolur në vendin tonë. Një gol deri më sot dhe trajneri i besoi pas disa skualifikimeve që kishin lojtarët e tjerë në këtë skuadër. Zgjedhje kjo e trajnerit që nuk kishte sesi të pritej mirë nga ana e tifozëve, që e kanë kritikuar dhe sulmuar gjatë gjithë javës futbollistin shqiptar”, shprehet në një nga mediat pranë klubit të Vibonezes. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/