You are here
Home > Kryefaqja > Paradoksi/ “Nuk luan dot për Kombëtare të tretë”, menaxheri i Kosovës bën gati ftesën për në shtator

Paradoksi/ “Nuk luan dot për Kombëtare të tretë”, menaxheri i Kosovës bën gati ftesën për në shtator

“Shqiperia.ch” ka shpërndarë një intervistë ekskluzive me babain e Taulant Seferit në ditën e djeshme, e cila ka bërë bujë të madhe në mediat shqiptare. Kjo solli edhe reagimin e vetë menaxherit të Kosovës, Bajram Shala, i cili u shpreh se nuk kishte asnjë shans që lojtari i Young Boys t’i bashkohej dardanëve nga ana juridike.

Kjo pasi Seferi e ka bërë njëherë ndërrimin e zgjedhjes nga Maqedonia, për t’iu bashkangjitur Shqipërisë. Por ndërkohë që Shala e jep këtë si arsyen kryesore se përse talenti shqiptar nuk mund t’i bashkohet Kosovës, nga ana tjetër e përgatit ftesën për një rast të ngjashëm.

Sipas asaj që raporton “Gazeta Express” në orët e fundit, zbulon se Loret Sadiku do t’i bashkohet lojtarëve të Shaland si përforcimi më i ri në shtator. Ky rast është identik me atë të Taulant Seferit, pasi asnjë prej futbollistëve në fjalë nuk ka luajtur ndeshje zyrtare me Kombëtaren A të Shqipërisë, por të dy futbollistët e kanë bërë njëherë ndërrimin e zgjedhjes për t’iu bashkangjitur kuqezinjëve. Nëse Seferi erdhi nga Maqedonia, nga ana tjetër Loret Sadiku hoqi dorë dikur nga ëndrra e Suedisë, duke e paraqitur kërkesën e ndërrimit të zgjedhjes në organet më të lartë.

“Kosova nuk e ka kontaktuar asnjëherë Taulant Seferin për të qenë pjesë e Kombëtarës A, pasi që ai është pjesë e Shqipërisë dhe ne e respektojmë këtë zgjedhje të tij. Përtej kësaj, ai e ka shfrytëzuar një here të drejtën e ndrrimit të ekipit Kombëtar, kur ka vendosur të lë Maqedoninë për Shqipërin dhe juridikisht nuk mundet të luaj për një kombëtare të tretë më”, do të shprehej në mënyrë paradoksale Bajram Shala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top