Valdet Rama është një lojtar që zotëron aftësi të jashtëzakonshme, sa i përket talentit të hershëm apo edhe mënyrës sesi paraqitet në fushën e lojës. Megjithatë një situatë e keqmenaxhuar nga ana e këtij lojtari, ka bërë që Rama të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë jo për Kombëtaren, por për Kukësin.
Një paradoks i madh ky për karrierën e Valdet Ramës, ndërsa më parë ka luajtur në “La Liga” duke u kthyer protagonist me Valadolidin. Nëse gjërat do të ecnin në mënyrën e duhur, padyshim që sulmuesi në fjalë do të gjendej në Shkodër i grumbulluar me Panuçin.
Por realiteti është i kundërt, pasi Rama sapo ka arritur të shënojë ndaj Korabi në miqësore. Ekipi i Kukësit është duke vazhduar përgatitjet për kampiona edhe në periudhën e Kombëtares, për të qënë sa më gati me vazhdimin normal të Superiores. /Shqiperia.ch/