You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Paradoksi/ “Mister 50-milionëshi” i zhdukur si me magji, fatin e Avdijajt nuk e di askush

Paradoksi/ “Mister 50-milionëshi” i zhdukur si me magji, fatin e Avdijajt nuk e di askush

Një nga yjet shqiptarë më të përfolur gjatë këtij sezoni, ishte edhe lojtari dardanas, Donis Avdijaj. 22-vjeçari aktualisht është pjesë e skuadrës hollandeze të Willemit II, ku ishte edhe një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre në fazën e parë. Duket se tashmë Avdijajt nuk po i buzëqesh më fati, pasi me rifillimin e kampionatit hollandez, dardanasi nuk po thirret më në këtë skuadër.

Jo vetëm kaq, por tashmë ai nuk po grumbullohet as në stërvitje me Willemin II. Më parë u përfol se kjo gjë ka ndodhur për shkak të një dëmtimi që ka pësuar sulmuesi shqiptar, apo edhe transferimi i tij në ndonjë skuadër tjetër në merkaton e dimrit. Paradoksale duket fakti që nuk flitej vetëm për emrat të thjeshtë ekipesh, por për skuadra të nivelit si Juventus dhe Arsenal.

Mesa duket asnjëra nga këto nuk është bërë shkak i mosgrumbullimit të tij me klubin hollandez, por vetë dëshira e klubit. Duket një situatë disi absurde, pasi në Hollandë po aludohet se Dionisi nuk grumbullohet për shkak të sjelljeve të tij fëmijërore që e kanë tejkaluar çdo limit.

Kujtojmë që Avdijaj ka kryer një fazë të parë të kampionatit tepër të mirë, ku ka kryer plot 19 paraqitje, shënuar 8 gola dhe dhuruar 6 asiste.  Tashmë askush nuk e di se si do të vazhdohet me “mister 50 milionshin”, i quajtur kështu gjatë kohës me Shalken 04 dhe njëkohësisht yllin e përfaqësueses së Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top