
E kush do të mendonte në kohët e arta të Alban Mehës, se fundi do të ishte kaq i hidhur për futbollistin shqiptar? Askush! Kjo duke u nisur nga super paraqitjet që ka treguar më parë me Paderbornin ky lojtar.
Madje do të ishte Meha dhe realizimet e tij të një tjetër kalibri, që do e ngjisnin Paderbornin në Bundesligë. Që nga momenti kur lojtari shqiptar u largua nga Paderborni, gjithçka tjetër është për t’u harruar.
Së fundmi, mesfushori kuqezi ishte pjesë e Elversbergut, që luan në kategorinë e tretë gjermane. Por këta të fundit do e largonin Mehën, për shkak të mungesave të hapësirës. “Meha është një lojtar ende i fortë, por konkurrenca është e madhe këtu. Sidomos në pozicionin e mesfushës. Kjo është bërë e dukshme në javët e fundit, prandaj vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin”, ka thënë drejtori sportiv i Elversberg.
Një paradoks i madh ky për lojtarin shqiptar, që në këtë moshë pritej të ishte në ligat më të mëdha Europiane shumë kohë më parë, ndërsa tashmë ka përfunduar në kategorinë e pestë gjermane, me Hesen Kasel. /Shqiperia.ch/