You are here
Home > Kryefaqja > Paradoksi/ Mbajini biletat! Feronikeli-Milan e shihte i gjithë stadiumi te…Dukagjini!

Paradoksi/ Mbajini biletat! Feronikeli-Milan e shihte i gjithë stadiumi te…Dukagjini!

Një prej cilësive të këqija që na zotëron si shqiptarë, është padyshim fakti që kërkojmë të shfrytëzojmë momentin deri në pikën e fundit, madje duke u hyrë edhe në hak të tjerëve. Kjo ndodhi në përballjen historike mes Feronikelit dhe Milanit.

Në stadiumin thuajse të boshatisur, shifrat u mbyllën me rezultatin 0-2. E kush nuk do të dëshironte ta shihte më nga afër? Por organizatorët tentuan fitimin kolosal me 90 minuta futbolli, duke harruar gjithë hallet e problemet që na karakterizojnë në të gjithë trevën tonë.

Megjithatë, asnjë shqetësim! Ky takim u transmetua online nga “RTV Dukagjini”. Në një moment shikueshmëria për këtë ndeshje shkoi mbi 13.000, pra sa kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri”. Këtu u dëshmua edhe njëherë qartazazi se përse biletat nuk u shitën. T’i gëzoni! /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top