Një prej cilësive të këqija që na zotëron si shqiptarë, është padyshim fakti që kërkojmë të shfrytëzojmë momentin deri në pikën e fundit, madje duke u hyrë edhe në hak të tjerëve. Kjo ndodhi në përballjen historike mes Feronikelit dhe Milanit.
Në stadiumin thuajse të boshatisur, shifrat u mbyllën me rezultatin 0-2. E kush nuk do të dëshironte ta shihte më nga afër? Por organizatorët tentuan fitimin kolosal me 90 minuta futbolli, duke harruar gjithë hallet e problemet që na karakterizojnë në të gjithë trevën tonë.
Megjithatë, asnjë shqetësim! Ky takim u transmetua online nga “RTV Dukagjini”. Në një moment shikueshmëria për këtë ndeshje shkoi mbi 13.000, pra sa kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri”. Këtu u dëshmua edhe njëherë qartazazi se përse biletat nuk u shitën. T’i gëzoni! /Shqiperia.ch/