You are here
Home > Futboll Bota > Paradoksi/ Juventusi dhe talenti që nuk është gjithçka, çfarë po ndodh me Donis Avdijajn?

Paradoksi/ Juventusi dhe talenti që nuk është gjithçka, çfarë po ndodh me Donis Avdijajn?

Situatat ndryshojnë shumë në pak kohë, në pak muaj. Ky është rasti i Donis Avdijaj, një lojtari me aftësi të jashtëzakonshme, por që sjellja e papjekur dhe kokëfortësia për të mos ndryshuar, e solli deri në këtë pikë.

Në janar dolën emrat e Juventusit dhe Arsenalit, ekipet më të njohura europiane, që kërkonin shërbimet e këtij sulmuesi. Por kur skandalet përsëriteshin dhe përsëriteshin, askush nuk e kërkon një barrë më shumë mbi shpatulla.

Të paktën, jo gjigandët e Europës. Sa i përket merkatos verore, ende asgjë nuk kemi dëgjuar sa i përket Donis Avdijaj. Asnjë klub në Europë nuk i ka dërguar ofertë sulmuesit të Kosovës, të paktën deri në këto moment. Që nga koha e gjysmës së parë të sezonit, atëherë kur Ëillem II e përjashtoj nga ekipi për mungesë të disiplinës. Pavarësisht se Avdijaj u shpreh se nuk ishte përjashtim, pyetja që të gjithë shtrojnë është: “Ku është mister 50-milionëshi”? /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top