
Superkupa e Europës dërgoj një mesazh të qartë për të ndalur racizmin edhe mbi bazat gjinore. Por ndërkohë që u mendua se gjërat po funksionin në mënyrën e duhur, një moment mjafton për të prishur gjithë planin.
Tifozët e vetë skuadrës së tij, Chelseat, kanë sulmuar në baza racore futbollistin e tyre, Abraham. Ky i fundit humbi penalltinë vendimtare në Superkupë, që shpalli fitues Liverpulin. Menjëherë “Twitter” ka shpërthyer nga komentet që ofendonin Abrahamin, ku pjesa dërrmuese ishte e vetë tifozëve londinezë.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e “Kick it Out”, organizata që merrtet me të drejtat e barazisë racore, ku ka kërkuar një kontroll më të rreptë nga “Twitteri” për komentet e postuara gjatë orëve të fundit. /Shqiperia.ch/