You are here
Home > Futboll Bota > Paradoksi/ Bekim Balaj-Odise Roshi, kur lidhjes së ngushtë i bën më mirë…ndarja!

Paradoksi/ Bekim Balaj-Odise Roshi, kur lidhjes së ngushtë i bën më mirë…ndarja!

Gjithmonë jemi mësuar që Bekim Balaj dhe Odise Roshi të shiheshin së bashku, pasi kishin një lidhje të ngushtë shoqërore. Jo vetëm në grumbullimet e Kombëtares, por edhe në klube prej shumë kohësh këta dy lojtarë gjendeshin në të njëjtin vend.

Te Rijeka fillimisht dhe për të shkuar më pas te Akhmati Gronzi, sulmuesat shqiptarë u bën krahë për njëri-tjetrin, për ta pasur më të lehtë ambientimin dhe vazhdimësinë e karrierës. Por në këtë merkato të verës fatet e tyre u ndan.

Bekim Balaj nuk e rinovoi kontratën dhe vazhdoi me Sturm Grazin. Fillimisht u mendua se kjo do të sillte probleme për të dy lojtarët, që e shihnin si një armë shtesë mbështetjen e njëri-tjetrit. Goli do të vinte që në debutim për sulmuesin shkodran në Austri dhe do i dhuronte golin e fitores me rezultatin 1-0 ndaj Wolfsberger.

Pa kaluar shumë orë, do të ishte edhe Odise Roshi që do i jepte fitoren Akhmat Gronzit me golin e realizuar, ndërsa u shpall edhe si futbollisti i ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top