You are here
Home > Futboll Bota > Paradoksale/ I bën gjyqin e hapur në Belgjikë, Ostende tani mban vetëm sulmuesin e Shqipërisë

Paradoksale/ I bën gjyqin e hapur në Belgjikë, Ostende tani mban vetëm sulmuesin e Shqipërisë

Një nga lojtarët shqiptarë që pritej më shumë kuriozitet sa i përket merkatos, ishte Sidrit Guri. Sulmuesi në fillimet e karrierës së tij pati një vrull teje të madh, sidomos gjatë viteve që ishte pjesë e Kukësit.

Me rendimentin e lartë që tregojë tek verilindorët, Sidriti arriti të vishte edhe fanellën e Kombëtares, madje dhe të afirmohej në skenën europiane. Ishte pikërisht skuadra belge e Ostendes, që verën e shkuar arriti të bënte pjesë të sajën sulmuesin shqiptar. Duket se Belgjika nuk është një vend fati për shqiptarët, pasi si Zhegrova, Abazaj, por edhe Guri ende nuk kanë arritur të përshtaten dot me skuadrat e tyre respektive.

Çështja e Sidritit mund të themi se ka një dritë në fund të tunelit, pasi sipas zërave të merkatos, sulmuesi kyresor i klubit belg, Zhivkoviç, pritet të largohet nga Ostende. Në rast largimi të tij, pritshmëritë janë të mëdha që këtë pjesë të sezonit hapësirat të jenë më të shumta për shqiptari.

Disi paradoksale duket fakti që klubi belg aktualisht ngel vetëm me Gurin si sulmues për vazhdimin e sezonit, ndërsa ky lojtar ishte i pari aq shumë i kritikuar për t’u larguar nga skuadra. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top