
Në mesjavë u luajtën disa sfida të vlefshme për Kupë, në disa vënde të Europës. Tashmë po ndalemi në Itali, aty ku skuadra e Lacios arriti të eleminonte zikaltërit e Interit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale për herë të tretë rradhazi.
Kjo ishte një nga ato ndeshjet emocionuese, teksa fati i saj u vendos tek penalltitë, aty ku gardiani kuqezi, Strakosha, bëri mrekullinë, duke pritur dy të tilla. Përpara ekzekutimit të 11 metërshave, trajneri bardhekaltër, Simeone Inzaghi, u dënua nga arbitri kryesor për ta ndjekur nga tribuna, për shkak të protestimeve të shumta që bëri.
Ajo çka u vu re gjatë përfundimeve të 11-metërshave, atëherë kur mesfushori lacial Lukas Leiva ekzekutoi me sukses penalltinë e fundit dhe i dhuroi kualifikimin ekipit të tij, ishte se trajneri Inzaghi festoi si një i çmendur në tribunë.
Ky festim u trajtua nga mediat italiane si një gëzim i një adoleshenti, madje disa të tjera e krahasuan edhe me një “ultras të çmendur”. Këto janë thjesht disa festime që dalin nga shpirti i një njeriu “të çmendur” për skuadrën e tij dhe shpesh herë janë të justifikueshme edhe për që mund të duken serioz në syrin e publikut. /Shqiperia.ch/