
Gjatë ditës së sotme është hedhur shortin për turin e tretë të “Champions League”. PAOK është njohur me skuadrën që do të përballet dhe ishte një nga më të vështirat e mundshme.
Bëhet fjalë për Ajaksin, “hirushen” e kompeticionit të shkuar që mbërriti deri në gjysmëfinalen e këtij turneu. Nëse kjo ndeshje do të ishte luajtur pikërisht në atë sezon, skuadra e Ergys Kaçes dhe Enea Mihajt do të ishte larguar vetë nga “Champions League”.
Por shanset e skuadrës greke janë vërtet të larta, pasi nga Ajaksi ka pasur shumë largime në merkaton e verës. Disa prej talenteve më të rëndësishme janë transferuar në skuadra të mëdha europiane, ndërsa i fundit ishte De Ligt te Juventusi. /Shqiperia.ch/