You are here
Home > Kombëtarja > PAOK merr vendimin për Ergys Kaçen, përfshihet në listën e hirushes së “Champions League”

PAOK merr vendimin për Ergys Kaçen, përfshihet në listën e hirushes së “Champions League”

“Ergys Kaçe do të mbledh valixhet që me ditën e parë, nuk do të ketë asnjë stërvitje me PAOK-un”, ky ishte opinioni i mediave në Shqipëri dhe Greqi pasi mesfushori shqiptar u kthye nga huazimi i Panathinaikosit. Faktikisht kjo histori do të ndodhte nëse nuk do të ndërrohej trajneri i kampionëve të grekëve.

Trajneri Ferrera mori drejtimin e PAOK dhe një nga dëshirat e tij ishte dhënia e kohës për Kaçen: “Më duhet ta shoh në përgatitje”. Ashtu edhe ndodhi, lojtari i Kombëtares e fitoi simpatinë e trajnerit portugez. Vendimi është marrë dhe mesfushori shqiptar pritet të jetë pjesë e ekipit grek edhe për sezonin e ardhshëm.

E papritura nuk përjashtohet në asnjë rast, pasi pikërisht në këtë mënyrë Kaçe ngeli ende pjesë e kësaj skuadre. Por trajneri Ferrera ka publikuar listën për turin e tretë të “Champions League” që do të luhet ndaj hirushes së “Champions League” në sezonin e shkuar, Ajaksit.

Ergys Kaçe është përfshirë në të dhe pritet të ketë minuta aktivizimi, me takimet që do të luhen në datat 6 dhe 13 gusht. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top