
Që në orët e mëngjesit, lajmi se Panuçi mund të jetë trajneri i ri i Romës ka bërë jehonë të madhe në mediat italiane. Di Françesko ka përgatitur valixhet që në këtë moment, për t’u larguar nga drejtimi i tij për shkak të mungesës së rezultateve.
Panuçi ishte prej kandidaturave kryesore për të marrë Romën, sipas asaj që raportoi “Messagero”. Megjithatë, figura e trajnerit aktual të Shqipërisë, nuk po përkrahet nga ambienti sportiv në Itali. Kjo për shkak të eksperiencës së pakët që ka Panuçi, për të drejtuar një skuadër që ka objektiva të mëdha.
Drejtuesi italian i medias “Radio Radio”, Ilario Di Giovambattista, ka folur edhe për zërat e fundit dhe lëvizjet që priten, duke qenë një njeri shumë afër drejtuesve të Romës. “Panuçi? Këto nuk jemi për të bërë shaka. Ai nuk e ka eskperiencën e duhur për të drejtuar një ekip si Roma”. /Shqiperia.ch/