You are here
Home > Kryefaqja > Panuçi: Tifozët më ofenduan me të drejtë në stadium, kjo Shqipëri e tenton Europianin

Panuçi: Tifozët më ofenduan me të drejtë në stadium, kjo Shqipëri e tenton Europianin

Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria përgatitet për takimin e radhës ndaj Uellsit, në një miqësore që do të zhvillohet në mbrëmjen e nesërme. Shumë zëra për shkarkimin e trajnerit, ndërsa Panuçi ka qenë i pranishëm në konferencën e sotme para Uellsit.

Ai është shprehur se të ardhmen e tij nuk mund ta vendosë ai, por Armando Duka. Ndërsa ka analizuar edhe nivelin e treguar nga Shqipëria, duke treguar se objektivi i kuqezinjve mund të arrihet vetëm nëpërmjet një punë intensive. Gjithashtu italiani është shprehur se Shqipëria nuk është Gjermania, për t’i zëvendësuar lehtësisht lojtarët.

“Fjalën e ka presidenti Duka, se ai është presidenti i Kombëtares dhe është ai që vendos. Këtu ka shumë të vërteta dhe nuk ka asnjë interes ti themi, duhet të zgjidhim problemin e ekipit dhe kjo është e gjitha.

Skuadra ka bërë një rënie dhe po përpiqemi që ekipi të eci përpara.  Askujt nuk i intereson që për një vit e gjysëm, këtij ekipi i mungojnë 6-7 lojtarë kryesorë. Ta mendojmë që jemi Brazili, Gjermania, e cila  ka dalë e fundit, çfarë duhet të bëj Lëv? Konsideroni që 12 lojtarë nuk luajnë as me klubin e tyre dhe kjo nuk i ka interesuar askujt asnjëherë.

Unë jam i bindur se kur të kem gjithë grupin në dizpozicion, Shqipëria mund ta tentojë Europianin e ardhshëm. Duke qenë se unë jam i vetmi përgjegjës i këtij dështimi, jam përpjekur të sjellë lojtarë sa më të rinjë, pasi luanim ndaj ekipeve të së njëjtit nivel. Nuk kam probleme për të ndryshuar modelin dhe mënyrën sesi unë u mendoj futbollin. Historia faktikisht tregon një histori tjetër. Unë nuk jam idiot, diçka duhet ndryshuar. Kështu nuk mund të vazhdohet më. Nga nesër duhet një reagim nga lojtarët në fushë.

Kur tifozët më ofendojnë në stadium, me të drejtë, unë ndihem keq. Kjo sepse e bëj me dëshirë punën time. Nëse keni dyshime nëse do të jem apo jo në krye të Shqipërisë, telefoni Dukën. Kontrata ime vazhdon. Nëse kanë besim te mua, unë vazhdoj. Nëse jo, kthehem në shtëpi. Unë jam shumë i lumtur që jam trajner i Shqipërisë”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top