
Nuk kishte vend më për eksperimente dhe tani nis realizimi i objektivave të Panuçit. Tekniku italian nuk ka zhgënjyer në ndeshjen zyrtare, teksa ia ka dalë të thyejë Izraelin me rezultatin 1-0.
Në një interivstë për “Supersport”, trajneri i Shqipërisë nuk kishte sesi të mos ishte i gëzuar me rezultatin e marrë, ndërsa kishte edhe një kritikë për ambientin që u krijua në kohët e fundit. “U thashë, do të bënim eksperimente më parë”, ishte kjo kryefjala e trajnerit pas takimit.
“ Më vjen habi sepse bëni shumë sforcime, kam nje vit që dua dhe them të provoj lojtarët, e kur të fillojnë takimet do të kemi bazen. Nuk e kuptoj pse përsëritet fjala: “eksperiment, eksperiment”
Strakosha është më i mirë , kemi dy portierë të fortë, ska dyshime, po luante me shumë. Duhet të përmirsohemi në daljet tona, gabuam ne në katër dalje, kundërshtari perfitojë nga ne, duhet të bëjmë kujdes, unë këta lojtar kam ndaj duhet të bëjmë kujdes.
Guri nuk u shërbye shumë. Ndaj vendosa të hidhja në fushë Balaj. Kishte freski dhe përshtatej më tepër.
Këtu në Shqipëri të shkelin më këmbë nësë humb, ndërsa kur fiton të mbajnë në krahë. Kjo nuk është pjesë e futbollit ashtu siç e mendoni ju. Do të bëjmë mirë në Gllasgou, do të mundohemi t’i korigjojmë dhe ato gabime që ishin prezente në ditën e sotme”, ka thënë Panuçi.
Ajo që vlen për t’u theksuar, është se një krahasim të ngjashëm e ka bërë edhe De Biazi disa kohë më parë, duke u shprehur se në Shqipëri kur fiton të gjithë i duan meritat, ndërsa kur humbet të lënë barrën e përgjegjësisë. /Shqipëria.ch/