Shqipëria humbi me rezultatin 2-0 ndaj Skocisë, në një takim ku u dorëzua pa kushte. Në pjesën e parë fati do të na mbante në lojë për pjesën e mbetur të ndeshjes, por në të dytën skocezët morën fitoren e merituar.
Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi ka përdorur jo pak dozë të ironizmit, duke u shprehur se futbollistët e tij janë shumë të mirë dhe të përzemërt, që t’i dhurojnë kundërshtari gola.
“Ndeshja me Skocinë u përgatit më së miri. U kemi dhuruar dy gola kundërshtarit, ne kishim rastet tona dhe nuk arritëm t’i shfrytëzonim. E përsëris, kemi dhuruar gjithçka sot.
Natyrisht ne kemi limitet tona në aspektin mbrojtës. U japim mundësi kundërshtarëve për të shënuar sa më thjeshtë. Kemi vuajtur shumë në pjesën e parë, prandaj vendosa të luajë me 3 mbrojtës qendre. Jemi shumë të mirë, të përzemërt që kundërshtari të vijë e ta na shënojë gol. Jemi shumë të mirë për ta bërë këtë gjë”, ka thënë Panuçi. /Shqipëria.ch/