You are here
Home > Kombëtarja A > Panuci shpall listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet miqësore

Panuci shpall listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet miqësore

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci ka bërë publike sot edhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor).

Janë 24 lojtarë që janë thërritur për këto dy takime, ku nën drejtimin e trajnerit dhe stafit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Zyrih.
Spikasin në këtë listë hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos.

Rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje. Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Zyrih, në datë 29 maj, në orën 20.00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian (Francë) në datë 3 qershor/FSHF.ORG


Lista e futbollistëve të grumbulluar:

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top