
Kuqezinjtë do të rikthehen në fushën e lojës gjatë ditës së nesërme, atje ku do të përballen në transfertë ndaj Izraelit.
Shqipëria do të jap gjithçka për të dalë me pikë nga ky takim, megjithëse të gjithë e dinë vështirësinë që do i hap kundërshtari. Në këtë linjë mendimi është edhe trajneri Panuçi, i cili shprehet se gjithsesi e ka gati formacionin për Izraelin, duke mos pasur dilema.
Megjithatë, tekniku i Shqipërisë nuk ka lënë pa komentuar sjelljen aspak korrekte të trajnerit të Metzit, që nuk lejoi Ivan Balliut t’i bashkohet Kombëtares në grumbullim.
“Kur ka dëmtime në Kombëtare, dalin dhe probleme. Trajneri i Metzit nuk u tregua shumë profesionist, pasi nuk na la Balliun.
Megjithatë, sa i përket Izraelit, mund të them se kundërshtari ka lojtarë të shpejtë dhe për ne do të jetë shumë e vështirë. Të gjitha ndeshjet kanë vështirësinë dhe historinë e tyre. Jam optimist pasi kam parë që lojtarët stërviten me profesionalizëm. Gjithçka varet nga ne. Unë me mendjen time e kam ndarë për formacionin dhe mënyrën e lojës.
Grezda është mirë dhe nuk ka probleme. Skuadra është në formë. E pashë Izraelin ndaj Skocisë, ishte ndryshe nga ai ekipi që pamë ne në “Elbasan Arena”. Tani shpresojmë të ndodh e njëjta histori si ajo e para disa kohëve kur ne gjendeshim këtu”, u shpreh Panuçi, duke iu referuar asaj fitore me rezultatin 0-3 të kuqezinjve në transfertën e Izraelit. /Shqiperia.ch/