You are here
Home > Kryefaqja > Panuçi publikon listën kundër Izraelit dhe Skocisë, merr edhe “tradhëtarin”

Panuçi publikon listën kundër Izraelit dhe Skocisë, merr edhe “tradhëtarin”

Shqipëria  ka bërë zyrtare listën prej 25 lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjet e Nation League kundrejt Izraelit në Elbasan Arena dhe kundër Skocisë.  Risitë e kësaj liste janë afrimet e reja me kombëtaren shqiptare dhe ata emra qe nuk janë grumbulluar.

Nga afrimet e reja është dhe Enea Mihaj i cili në fillim u quajt si “tradhtar” pasi zgjodhi largimin drejt Greqisë. Por historia ndryshoi brenda pak kohësh dhe tashmë Mihaj është në urdhërat e Panuçit. Së bashku me të, risi do të jenë edhe afrimet e Bunjakut dhe Demirit.

Ashtu siç edhe pritej, Abazaj dhe Ramdani nuk do të jenë pjesë e Kombëtares, pasi janë grumbulluar nga Alban Bushi. Në fund ka vend edhe për disa rikthime në gardën e vjetër, pasi Memushaj, Xhaka, Basha, Hyka dhe Agolli që kanë munguar në ndeshjet e fundit, do të jenë gati për takimet e shtatorit.  /Shqipëria.ch/

Lista e plotë: Hoxha, Strakosha, Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Agolli, Lika, Mihaj, Mavraj, Demiri, Prenga, Binaku, Hyka, Gavazaj, Xhaka, Basha, Lilaj, Memushaj, Lila, Ndoj, Grezda, Guri, Balaj, Manaj

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top