You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi provon formacionin ndaj Izraelit, kthehet në skemën e De Biazit

Panuçi provon formacionin ndaj Izraelit, kthehet në skemën e De Biazit

Shqipëria do të përballet në datën 7 shtator ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një sfidë e rëndësishme kjo për të dyja Kombëtaret, të cilat e kërkojnë Europianin nëpërmjet këtij formati të ri, për t’i marrë atij maksimumin.

Panuçi e njeh më së miri rëndësinë e këtij takimi, një hap tjetër i gabuar është i palejueshëm. Në stërvitjen e djeshme, ideja e teknikut italian ishte për të rikthyer dhe përshtatur formacionin e Kombëtares, në të njëjtën mënyrë si më parë.

Nuk do të ketë vend për mbajtje topi dhe hedhje të menjëhershme në sulm, por për t’u rikthyer në origjinën tonë dhe pikën më të fortë, kundërsulmin.

Deri në këto momente, Strakosha duket se e ka fituar balotazhin ndaj Berishës. Mbrojtja nga ana tjetër duket të jetë e mbyllur me Hysajn, Mavrajn, Gjimshitin dhe Agollin. Në qendër të mesfushës janë provuar Lilaj, Basha dhe Xhaka.

Ndërsa sulmi, është ai i kundërsulmeve të shpejta dhe befasisë. Grezda dhe Hyka premtojnë rrezik të madh për kundërshtarin, ndërsa për majën e sulmit, aktualisht është Guri më i avantazhuar se Balaj. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top